Hashim Thaçi

Thaçi: Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe ato plotësojnë njëra -tjetrën

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë  se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd, si dhe lidhur me shkrimet e disa  vetëquajturve analistë të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë ditëve të fundit, që kanë trajtuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Thaçi, i ka cilësuar këto shkrime një debat artificial që është krejt pa kuptim, sepse raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se dy shtetet nuk janë në garë, por janë vende që plotësojnë njëra-tjetrën. “Ky debat është aq artificial, aq i kotë, i dëmshëm, ashtu sikur  është edhe krejtësisht  pa ndikim. Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera në nivel institucional dhe privat. Këto opinione janë nxjerrë në sipërfaqe  për të paraqitur çështje që nuk ekzistojnë, janë në kuadrin e një fryme të panevojshme, ka  thënë mes tjerash Thaçi në bashkëbisedim me analistin kontrovers, Blendi Fevziu i cili duke u mbështetur në tre katër të vetëquajtur analistë  si vetë, pretendonte të krijonte bindjen e përplasjeve brenda Kosovës dhe Shqipërisë, që kishte qenë edhe qëllimi kryesor i tij në emisionin me kryetarin Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …