Thaçi: Roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm në përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

Thaçi: Roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm në përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkan

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një takim me ekspertët e Brookings Institute, një nga “think-tanket” më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka folur për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Thaçi u shpreh se roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm në përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se Kosova është e lirë dhe e pavarur, por storia e suksesit të Kosovës do të mbyllet kur vendi të integrohet në NATO dhe në BE. Po ashtu, ai tërhoqi vërejtjen se BE-ja është duke u vonuar me Kosovën dhe me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo po e lëndon besimin në institucionet e BE-së dhe po e zvogëlon fuqinë e BE-së për të ndikuar në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …