Kryetari, Hashim Thaçi i ka deklaruar radios publike të Suedisë se Serbia ka pasur plane për të aneksuar veriun e Kosovës, ashtu si Rusia aneksoi Krimenë. Ai ka shtuar më tutje se Kosova kurrë nuk do të bëjë politikë naive në raport me Serbinë. Treni që dërgoi Serbia me mbishkrime nacionaliste ishte një përpjekje për të provokuar një situatë që do të justifikonte sulmet serbe në Kosovë, megjithëkëtë, kjo u ndalua. Gjatë intervistës për radion publike të Suedisë, kryetari Hashim Thaçi ka theksuar se gjatë vizitës në Uashington ka marr garanci nga administrate e presidentit Tramp se nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës dhe Ballkanit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …