Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Dragaj. Thaçi shprehet se ka pranuar me pikëllim lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Dragaj, duke thënë se ai ishte frymëzim për të gjithë djemtë dhe vajzat që luftuan për lirinë e Kosovës. “Me përvojën, guximin dhe shpirtin e tij luftarak, Shabani ishte gjithmonë frymëzim për shumë djem e vajza që i bashkoheshin luftës sonë çlirimtare. Ngushëllime familjes Dragaj dhe të gjithë miqve e familjarëve të tij”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …