Hashim Thaçi

Thaçi shpall të dielën Ditë Zie për tri viktimat nga Kosova

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që të dielën të shpallet Ditë Zie në Kosovë, në kujtim të tre shqiptarëve që humbën jetën dje në Mynih. Sipas kreut të shtetit, viktimat e sulmit të djeshëm në Mynih janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë. “Vendosa të shpallë Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, thuhet në njoftimin e kryetarit, Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …