leoni

Thaçi: Shteti i Kosovës po zhvillohet politikisht e ekonomikisht dhe po përmirëson standardin e qytetarëve

Kryetari, Hashim Thaçi po merr pjesë në Konferencën e Parisit, që po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës. Duke i informuar të pranishmit për të arriturat dhe synimet e vendit tonë, ai theksoi se shteti i Kosovës po zhvillohet politikisht e ekonomikisht dhe po përmirëson standardin e qytetarëve. Të gjitha politikat qeveritare i kemi zbatuar me standardet e BE-së, gjë që është në përputhje me qëllimin përfundimtar për integrimin tonë euroatlantik. Zhvillimi ynë politik dhe ndërtimi i institucioneve, reforma e administratës publike, reforma gjyqësore dhe forcimi i sundimit të ligjit është modeluar nga afër në përputhje me kriteret e BE-së. Kosova ende është duke pritur që puna e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave të kurorëzohet me sukses, sepse jemi vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk kemi të drejtë të lëvizim pa viza, përkujtoi kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …