Hashim Thaçi: Është krejtësisht demokratike kërkesa e deputetëve për ta ndryshuar vendimin për Gjykatën Speciale

Thaçi: S’ka lëkundje të pozicionit tim për Specialen, jemi tërësisht të izoluar dhe pa asnjë perspektivë

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, sërish ka sqaruar pozicionin e tij rreth themelimit të Gjykatës Speciale, ku ditë më parë ka akuzuar Bashkësinë Ndërkombëtare se nuk e mbajti fjalën në lidhje me këtë çështje duke i lënë kosovarët të izoluar dhe pa perspektivë evropiane. Thaçi tha kurrë s’ka marrë vendime  të pa  menduara mirë në çdo aspekt dhe i tillë ka qenë dhe ai për themelimin e kësaj Gjykate.

“Pra nuk ka asnjë lëkundje në pozicionin tim. E konfirmoj sepse unë dhe gjithë lidershipi i Kosovës, kemi bërë zgjidhjen me të mirë, në kuadër të rrethanave dhe kontestit ndërkombëtar të atëhershëm të imponuar. Ne kemi pasur dy mundësi dhe të dyja kanë qenë të vështira dhe të këqija. Opsioni i parë ka qenë që Bashkësia ndërkombëtare, ka imponuar dhe ne kemi pranuar themelimin e Speciales nëse se paku funksionon me ligjet e Kosovës. Opsioni i dytë në rast refuzimi të themelimit të Speciales nga ne kjo çështje do të bartet në OKB, kështu që kemi shkuar me opsionin e parë… Natyrisht nuk e kemi themeluar specialen për të qenë perspektiva e vetme e Kosovës. Në asnjë mënyrë jo. Themelimi i saj është konsideruar nga ne dhe Bashkësia Ndërkombëtare që do t’i hap perspektivë Kosovës në proceset euroatlantike. Kjo ka qenë pritja jonë dhe premtimi i Bashkësisë Ndërkombëtare, kjo është e vërteta. Tani iu pyes juve ku ndodhet Kosova sot, ku ndodhemi. Jemi tërësisht të izoluar dhe pa asnjë perspektivë. Pra shqetësimi im nuk ka të bëjë me Gjykatën Speciale, pavarësisht efekteve të saj, por ka të bëjë me gjendjen e renduar të Kosovës”, tha Thaçi.

Ndërsa i pyetur për largimin e ambasadorit britanik në Kosovë Ruoari O’Conell nga salla ku presidenti Thaçi hodhi akuza në drejtim të BE-së, ai tha se nuk e ka vërejtur këtë gjë.  Ndërsa  i quajti frustruese, fëmijërore dhe aspak diplomatike sjelljet e ambasadorit O’Conell, nëse janë bërë si pasojë e pakënaqësisë me fjalimin e tij.

“As se kam vërejtur që ka qenë brenda, as se kam vërejtur që ka dal jashtë. Nëse ka dal për punë të veta është vendim i tij, çështje e tij. Nëse ka dal si rezultat i pakënaqësisë me debatin, atëherë është sjellje frustruese, fëmijërore, aspak diplomatike”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …