Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se sot është dita kur më shumë se kurdoherë kujtohen vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian. Përmes një shkrimi të afishuar në faqen e tij në Facebook, kreu i shtetit ka thënë se Evropa është destinacioni i radhës për Kosovën. “Sot më shumë se kurdoherë duhet t’i kujtojmë vlerat mbi të cilat është ngritur Bashkimi Europian dhe të përsërisim përkushtimin tonë për t’i përqafuar këto vlera dhe parime, siç janë përkushtimi për paqe dhe dialog, për bashkëpunim ekonomik, treg të lirë dhe lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, drejtësi dhe sundim të ligjit, për shoqëri multi-kulturore në të cilën askush nuk diskriminohet dhe të gjithë janë të barabartë. Kjo e ka bërë Bashkimin Evropian projektin më të suksesshëm ndërkombëtar, synim për të gjithë popujt e Evropës dhe model për tërë botën”, thuhet në shkrimin e kryetarit, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …