Hashim Thaçi

Thaçi sot do të takohet me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot udhëton për në Bruksel, ku do të pritet nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian. Atje, kryetari i Kosovës do të pritet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin do të bisedojë për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës. Gjithashtu, ai do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, nga i cili do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së Parlamentit Evropian për Kosovën. Ndërsa, të enjtën, Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Edhe në këtë takim do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Thaçi do të kërkojë nga Bashkimi Evropian jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …