Thaçi takoi arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë

Thaçi takoi arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë

Me ftesë të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia, i cili është edhe kryetari i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio, po qëndron për një vizitë dyditëshe në Kosovë. Thaçi e falënderoi atë kontributin e tij ndaj çështjes së Kosovës. “Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë popullit tonë. Ne ndajmë vlerat e përbashkëta si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca me Selinë e Shenjtë. Kosova në këto dy dekada është transformuar në shtet dhe shoqëri moderne. Ne jemi model i bashkëjetesës së religjioneve dhe komuniteteve. Këtë e kemi arritur edhe falë mbështetjes së miqve tanë”,  ka thënë Thaçi. Nga ana tjetër, monsinjor Vinzenzo Paglia, është shprehur shumë i gëzuar me vizitën në Kosovë, pas shumë vjetëve dhe deklaroi së do të vazhdojnë bashkëpunimet edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …