Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se gjatë qëndrimit të tij në Panama, ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar me udhëheqës të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. “Gjatë ceremonisë së hapjes së Kanalit të Panamasë, pata takime bilaterale dhe bashkëbisedie me Presidentë të Amerikës Qendrore dhe Latine, ish Mbretin e Spanjës Juan Carlos, kryeministra dhe ministra të shteteve, me fokus të veçantë te shtetet që nuk na kanë njohur dhe që presim të na njohin. Falënderova posaçërisht Presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela, për pritjen bujare dhe ndihmën që ky shtet po jep Kosovës në ndërveprim global diplomatik”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …