Ka përfunduar takimi në mes ekipit negociator dhe krerëve shtetëror. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ky është proces i lirisë dhe sovranitetit. “Të gjithë duhet të jemi bashkë në këtë proces, është proces i lirisë i sovranitetit, i mbrojtjes së territoreve është proces me na njoh Serbia si shtet. Kosova do të fitoj një ulëse në OKB”, ka thënë Veseli. Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar iniciativën për këtë takim. “Vlerësoj iniciativën që të takohemi si në rastin e sotëm për një angazhim shtesë, për një koordinim ma të mirë të punëve tona pasi kështu do kemi suksese më të mëdha për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Thaçi Tutje, ai ka thënë se pas letrës së dërguar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kanë ndryshuar gjërat. “Procesi është udhëhequr nga Bashkimi Evropian por mendoj se tani është më ndryshe pas letrës së dërguar nga Trump, cila të jetë këshilla e Amerikës do të jetë edhe vendimi i Kosovës”. Ai ka theksuar se ekipi negociator do të kryej këtë obligim dhe si president do t’i mbështes dhe këshilloj për çdo gjë që kanë nevojë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …