Kryetari, Hashim Thaçi e ka pritur në takim shefin e diplomacisë turke, Mevlut Çavoshuglu me të cilin bisedoi për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve dhe rritjen dhe fuqizimin e tyre në të ardhmen. Kryetari Thaçi falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavoshuglu të cilin e falënderoi për ,ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën dhe popullin e saj Turqia. Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si një mundësi për dinamizmin e rritjes ekonomike. Sot Turqia është një mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si në shtimin e njohjeve ashtu edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, theksoi kryetari, Hashim Thaçi. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka thënë se Turqia do të vazhdoj ta përkrah në çdo aspekt, shtetin dhe popullin e Kosovës dhe mbështet përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon e në këtë kuadër edhe angazhimin për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …