Zëvendëskryeministri, Hashim
Thaçi ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Hungari, me ç’rast do të takohet me
krerët e shtetit hungarez. Ai, me këtë rast, do të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe
të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin do të nënshkuajnë
marrëveshjen për zhvillim ekonomik. Gjithashtu, me autoritetet hungareze,
zëvendëskryeministri Thaçi do të nënshkruajë edhe marrëveshjen për transport
rrugor të udhëtarëve dhe mallrave. Poashtu, në ditën e dytë të vizitës,
zëvendëskryeministri Thaçi do të pritet edhe nga kryeministri hungarez, Viktor
Orbán, me të cilin do të zhvillojë një takim bilateral, si dhe një takim me
kryetarin e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama; Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë, pastaj do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për …