Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët pas lajmit që Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në një postim të afishuar në faqen e tij në Facebook, i pari i shtetit ka theksuar se liberalizimi nuk është dhuratë, por është fituar me punë të përbashkët. “Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal”, thuhet në shkrimin e kryetarit, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit
Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …