Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se janë tejkaluar situatat e pakëndshme që kanë ndodhur mes pozitës dhe opozitës. Ai ka bërë të ditur se janë zhvilluar takime në nivele të ndryshme, në të cilat është biseduar për çështje të rëndësishme për vendin. “Sa i përket pozitës dhe opozitës vlerësoj lartë situatën aktuale, një normalitet i jetës demokratike. Inkurajoj takime sikur ditët e mëhershme të gjithë lidershipit për të diskutuar çështje të rëndësishme për vendin. Këto takime tanimë po ndodhin në nivele të ndryshme dhe Zyra e Presidentit do të ndikojë normalisht”, ka theksuar kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë
Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …