Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në mes të gjithë mekanizmave të sigurisë gjatë procesit elektoral. Ai u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike dhe se pret që edhe zgjedhjet e këtij viti të jenë në të njëjtën frymë. Sipas një komunikate të Presidencës, në takim u bisedua edhe për gjendjen e sigurisë në kontekst të fushatës elektorale dhe u nënvizua nevoja për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve të të gjithë protagonistëve. “Të gjithë ata që e duan Kosovën, janë për proces elektoral të qetë e të suksesshëm”, është shprehur Thaçi dhe ka shtuar se është e rëndësishme që të përsëritet mesazhi që Kosova duhet të vazhdojë të dëshmojë se organizon zgjedhjet të standardeve më të larta. Sipas tij, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e standardeve më të larta. “Edhe këtë herë kemi siguruar vëzhgues që do të vërtetojnë se procesi elektoral është i këtyre standardeve. Bëj thirrje edhe një herë te të gjithë që të angazhohemi për një proces të drejtë, të lirë dhe demokratik”, ka theksuar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …