Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar edhe kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo ka thënë me këtë rast se në tri vitet e fundit është bërë përparim i madh në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, mirëpo është shprehur se dialogu është shumë i rëndësishëm dhe sjell stabilitet në rajon. “E di që BE dhe unë personalisht do ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Duhet ende shumë punë për të bërë por është e rëndësishme që jemi këtu për të festuar. Kjo është një javë e gëzuar prandaj edhe jemi të fokusuar të punojmë së bashku. Të gjithë e dimë që dialogu është i rëndësishëm dhe siguron stabilitet për të gjithë”, tha Mogherini. Kryetari Thaçi, e njoftoi zonjën Mogherini edhe për raportet e shkëlqyera me vendet fqinje e në kuadër të kësaj edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, pastaj përgjegjësitë, të cilat sipas tij i ka Kosova për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së dhe themelimin sa më parë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …