Thaçi: Pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk është e plotë

Thaçi: Pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk është e plotë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Kongresin Panevropian në Vjenë në panelin me presidentë të rajonit ka folur për procesin e integrimeve evropiane të rajonit.

Thaçi ka thënë se ideja e Evropës së bashkuar është duke u ballafaquar me sfida të brendshme dhe të jashtme dhe se pa integrimin e shteteve të Ballkanit, ideja e Bashkimi Evropian nuk do të jetë e kompletuar.

“Këto diskutime janë një burim frymëzimi për përpjekjet tona, ëndrrat dhe përkushtimin për të qenë plotësisht pjesë e të ardhmës Evropiane. Jo vetëm gjeografikisht, por duke ndarë vlerat që përcaktojnë kontinentin tonë. Ai ka thënë se politikat e zgjerimit kanë qenë ndër hapat më të suksesshëm të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …