Hashim Thaçi

Thaçi: Populli ynë e di sa e shtrenjtë është paqja, ngase ende kemi plagë të hapura nga lufta

Në Ditën ndërkombëtare të paqes presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se ne si popull që ende kemi plagë të hapura nga lufta e dimë më së miri se sa e shtrenjtë është paqja, prandaj duhet të reflektojmë mbi ato vlera që kultivojnë dhe forcojnë paqen. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila shënohet anembanë botës për të dhënë mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve. Le të na shërbejë kjo ditë për t’u vetëdijesuar për nevojën që kemi për të refuzuar dhunën, jo tolerancën, diskriminimin, gjuhën e urrejtjes e të tjera sjellje të ngjashme të dëmshme që kërcënojnë paqen dhe harmoninë mes nesh. Në këtë ditë po ashtu kujtojmë me dhembshuri e keqardhje të gjithë ata njerëz që gjenden në mes të flakëve të luftës, në Lindje të Mesme, Afrikë e kudo tjetër, duke shpresuar që vuajtjet e tyre të marrin fund sa më shpejt dhe paqja të kthehet e të mbretërojë në vendet e tyre, është shprehur ndër të tjera presidenti Thaqi në ditën ndërkombëtare të Paqes.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale

Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë  të avancuar për sistemin arsimor të …