Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian po punojnë në prapaskenë për ta “korrigjuar” një ligj të ri në Bosnjë-Hercegovinë që kriminalizon mohimin e masakrës së 8. 000 myslimanëve në Srebrenicë, në verë të vitit 1995, pasi konkludohet se po e rrezikuaka rindezjen e konfliktit të ri rajonal. Milorad Dodik, anëtari serb i udhëheqjes trepalëshe të Bosnjës, është akuzuar muajt e fundit se kërkon ta shpërbëjë vendin duke tërhequr pjesën serbe nga institucionet e nivelit shtetëror. Ai ka pohuar se ka një çekuilibër pushteti dhe se kur Valentin Inzko, kreu në largim i zyrës së përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, e shpalli të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit këtë verë, ishte jodemokratike dhe simptomatike e problemit. Lëvizjet e Dodik janë dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, i cili e akuzon atë se e po e çon rajonin në luftë, por së fundmi u zbulua se komisioneri evropian për Zgjerim, Olivér Várhelyi, ka arritur në përfundim se ligji i Inzkos është përgjegjës për krizën aktuale. Gjatë një takimi me delegacionin e BE-së në Bosnjë, Várhelyi – i cili është përgjegjës për forcimin e marrëdhënieve të bllokut me Bosnjën. Várhelyi, një hungarez i afërt me kryeministrin e djathtë të vendit të tij, Viktor Orbán, u tha kolegëve zyrtarë të BE-së se udhëheqja myslimane boshnjake kishte sinjalizuar gatishmërinë për ta zgjidhur këtë çështje nëpërmjet miratimit të një ligji të ri që mund ta kthejë Dodikun dhe entitetin e Republika Srpskas në Serbi, shkruan The Guardian.
