Gazeta më e madhe dhe më autoritative angleze “The Guardian” ka publikuar një koment redaksional lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit, në Kosovë, si dhe rezultatin që prodhuan ato. Duke marrë parasysh kontekstin e ri të gjeopolitikës, raportet jo të mira të Kosovës me Amerikën dhe sanksionet e BE-së, në këtë rast sugjerohet për një Qeveri e re që mund të dalë nga një koalicion, të jetë më pragmatike dhe më bashkëpunuese. Gazeta angleze ka përmendur gjithashtu edhe fushatën e partive kryesore të opozitës të cilat kanë përmendur si shqetësim rrezikun për izolimin e Kosovës dhe nevojën për përmirësimin e raporteve me aleatët perëndimorë. Në fund gazeta shkruan për mundësinë e re që krijojnë emrat e rinj që janë vendosur në krye të institucioneve të BE-së, sikurse shefja e re e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas, emisari i ri Peter Sorensen dhe emisarja britanike, Karen Pierce. Kjo ofron mundësinë për një fillim të ri në lidhje me një vend që ka krijuar një demokraci që funksionon mirë në kontekstet më sfiduese. “The Guardian nënvizon se “Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë më pragmatike dhe më pak e nxitur nga nacionalizmi me moton “ti je me ne ose kundër nesh” i zotit Kurti”, duke kërkuar gjithashtu nga Perëndimi që të bëjë më shumë për gjetjen e një zgjidhjeje.
![Pjesë nga fjalimi çoroditës, mizor, banditesk dhe musolinist i Albin Kurtit në fillim të fushatës zgjedhore, në Mitrovicën e jugut](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/AlbinKurti-Mitrovice-660x330.jpg)