Gazeta më e madhe izraelite “The Jerusalem Post” ka njoftuar se Serbia ka bërë përpjekje për ndaljen e njohjes së Kosovës nga Izraeli. Kjo gazetë shkruan se në shtator të vitit të kaluar, burime të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jeruzalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët. Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem. Gazeta “The Jerusalem Post” gjithashtu njofton se të hënën, më 1 shkurt, bëhet nënshkrimi i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit dhe Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …