leoni

”The New York Times”: Komisioni Evropian organizon në janar një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë

”The New York Times”: KE organizon në janar një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë

Komisioni Evropian njoftoi të shtunën se vendet anëtare kanë rënë dakord të zhvillojnë në janar, në Shqipëri, një konferencë donatorësh për të ndihmuar vendin ballkanik në procesin e rindërtimit, pas një tërmeti që shkaktoi vdekjen e 51 personave në fund të nëntorit, shkruan  gazeta amerikane ”The New York Times”. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ofroi angazhimin e bllokut për “periudhën e gjatë të rindërtimit”. Tërmeti me magnitudë 6,4 ballë Rihter la më shumë se 13 000 të pastrehë dhe dëmtoi më shumë se 14.000 ndërtesa. Një numër inxhinierësh ndërtimi janë duke përcaktuar ndërtesat ku mund të banohet ende. Shqipëria ka kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare për rindërtimin që ajo ka premtuar ta përfundojë deri në fund të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …