Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka raportuar sot për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. “Kuvendi i Kosovës voton për të krijuar Ushtrinë, sfidon Serbinë dhe NATO-n”, është titulli i mediumit amerikan. Në këtë shkrim gjithashtu është përmendur mbështetja e fuqishme amerikane për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot në mënyrë unanime kanë votuar tri projektligjet për transformimin e FSK-së ne Ushtri. Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se krijimi i Ushtrisë është një ditë historike.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …