Kryeministri i Shqipërisë, Edia Rama ka deklaruar se Piramida e madhe e kohës së Enver Hoxhës, së shpejti do të jetë gati për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan. Gazeta, “The New York Times”, i ka kushtuar një artikull projektit transformues të Piramidës së Tiranës që do të kthehet në një qendër të madhe rajonale të teknologjisë dhe inovacionit dhe e cila pritet të hapet këtë pranverë. Piramida e Tiranës, po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon. Piramida do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Një revistë e njohur ka vlerësuar transformimin e Piramidës në Tiranë si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë. Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …