Ndarja e Kosovës është një nga temat që ka ndezur shkëndija tensioni në rajonin e Ballkanit, teksa në mjediset politike flitet për një marrëveshje paraprake Thaçi-Vuçiq për shkëmbim territoresh. Gjithashtu ka aludime për një ndarje klanesh lidhur me këtë çështje, me ShBA-të që raportohet të jenë pro shkëmbimit të territoreve për arritjen e paqes Kosovë-Serbi dhe BE-në që është kategorikisht kundër. E përditshmja britanike “The Times”, duke e përshkruar ish-Jugosllavinë si një ‘puzzle’ e kompozuar nga shtatë pjesë, gjashtë ish-republikat plus Kosovën, “Times” shkruan se dy dekada pas përfundimit të luftës në Ballkan, Bashkimi Evropian dhe NATO po numërojnë shtetet e sapolindura duke investuar në to miliarada dollarë dhe duke premtuar partneritet, në përpjekje për të garantuar paqe dhe zgjidhje për kufijtë. Sipas këtij shkrimi, gjatë vitit të kaluar, kryetarii i Kosovës dhe ai i Serbisë, kanë negociuar prapa dyerve të mbyllura për një marrëveshje për ‘shkëmbim territoresh’ apo atë që e quajnë ‘korrigjim kufiri”, por sidoqoftë ‘vizatimi i kufijve ende nuk do të jetë një hap i lehtë”. “The Times” shkruan gjithashtu se nëse arrihet një marrëveshje, Beogradi do ta njihte pavarësinë e Kosovës, do të hapej dera e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe se një plan i tillë, është i mbështetur nga BE.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …