Në takimin e kryetares, Vjosa Osmani me kryetarët e partive politike për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të përgjithshme nuk morën pjesë disa krerë të partive politike as ai i Vetëvendosje, Albin Kurti. Kjo parti në mungesë të Kurtit në atë takim kishte caktuar nënkryetarin, Glauk Konjufca i cili u refuzua nga pasi zonja Osmani pasi ishte takim konsultativ vetëm për nivel të kryetarëve, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë. Me këtë deklaratë nuk është pajtuar Vetëvendosja duke kërkuar nga presidentja të tregojë se mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik. Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. ka shkruar deputeti i Kurtit, Adnan Rrustemi.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …