leoni

Themelimi i Asociacionit të komunave serbe brenda Kosovës është bërë çështje kryesore dhe emergjente, për BE-në dhe Amerikën

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është bërë çështje kryesore dhe shumë emergjente. Kryenegociatorët, Albin Kurti nga Kosova dhe Aleksander Vuçiq nga Serbia  do të takohen  pasnesër në Bruksel. Urgjenca e BE-së ka të bëjë me faktin se Albin Kurti, më 26  tetor ishte i gatshëm të nënshkruante themelimin e Asociacionit, sipas propozimit të ndërkombëtarëve, përmbajtjen e së cilit e mbanë fshehur, por ai tashmë ka dalë në sipërfaqe. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se ekziston një urgjencë që gjërat të lëvizin shpejt, pasi Albin Kurti  ka shfaqur gatishmëri, në Bruksel,  për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në një tavolinë të madhe, i ulur përpara kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministres së Italisë, Gjorgjia Meloni, të cilët paraprakisht përmes emisarëve të tyre ia kishin dërguar në Prishtinë një projekt -statut të hartuar për këtë bashkësi komunash, por kryetari i Serbisë,  Vuçiq nuk kishte pranuar të nënshkruante. Këtë çështje ndërkombëtarët do të përpiqen ta shtyjnë përpara të enjten në Bruksel, ku do të takohen kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Në atë takim do  të sqarohen pyetjet dhe komentet e palëve për propozimin ndërkombëtar, lidhur me formimin e  Asociacionit të cilin e ka pranuar Albin Kurti, edhe pse ishte zotuar se kurrë nuk do ta bënte një tradhti të tillë kombëtare, sikur sipas tij e kishin bërë Hashim Thaçi e Isa Mustafa.  Republika e tretë e Kurtit dhe e Vetëvendosjes, po konfigurohet  me zajednicë  brenda, pa njohje de facto, as de iure nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …