Është themeluar Fondacioni për përkrahjen ligjore të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që bashkë me të tjerë drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballet në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Fondacioni me emrin “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”, siç thuhet në njoftimin për media, është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …