Pas reshjeve të fundit atmosferike, të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të tjera në shumë qytete të Kosovës, por edhe në Rahovec, duke i ballafaquar qytetarët me mungesa të ujit të pijshëm, bllokim të rrugëve dhe dëme të konsiderueshme materiale, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë vendim që të themelohet “Fondi për Solidaritet për Zonat e përmbytura”, ku secili njeri që ka vullnetin e mirë dhe që i kushton zemra, mund të ndihmojë qytetarët me veshmbathje, pako ushqimore dhe higjienike si dhe me përkrahje materiale e financiare për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Koordinator për komunën e Rahovecit, është caktuar nënkryetari, z.Fatmir Iska.