Themelohet Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive. Këshilli përbëhet nga 5 anëtarë, përfaqësuesi nga Prokuroria e Shtetit, i cili do të jetë edhe kryetar i Këshillit, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, një përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës, një përfaqësues nga Federata Përkatëse dhe përfaqësuesi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që të katër përfaqësuesit do të jenë anëtarë të Këshillit. Organizimi dhe koordinimi i Këshillit do të bëhet nga MKRS-ja, ndërkaq detyrat dhe përgjegjësitë e këtij mekanizmi do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga MKRS-ja. Themelimi i Këshillit është bërë në kuadër të masave organizative që dalin si detyrim nga Ligji nr. 05/L-075 për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive. Ministri Gashi themelimin e Këshillit e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe me punën efikase që do të realizojë, ky organ do të ndikojë në zvogëlimin e dhunës nëpër terrenet sportive si dhe do ta rrisë standardin e organizimeve sportive në vendin tonë edhe më tej. “Themelimi i këtij Këshilli Kombëtar i cili ka qenë një obligim ligjor, me angazhimin e tij do të ndikojë që dhuna nëpër terrenet dhe tribunat tona të reduktohet dhe do të rritet efikasiteti organizativ i ngjarjeve sportive në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ministri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …