Themeluesit e LDK-së nuk do të jenë në Kuvendin e Kosovës

Themeluesit e LDK-së nuk do të jenë në Kuvendin e Kosovës

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, nuk do të ketë shumë emra të njohur të politikes kosovare, e disa nga ta janë edhe disa personalitete të njohura në Lidhjen Demokratike të Kosovës. E habitshme ka qenë marrja e votave të pakta nga deputeti të kësaj partie në të gjitha legjislaturat, Sabri Hamiti, i cili dy herë është zgjedhur deputet edhe në zgjedhjet e mbajtura në vitet e 90-ta. Hamiti njëri nga njerëzit më të afërt të ish Presidentit Rugova, i cili është njohur edhe si kreu u bastionit të LDK-së në Llap, ka marrë vetëm 3,103.  Ai për kohë të gjatë ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Vota më pak se Hamiti ka marrë edhe një llapjan tjetër, po ashtu pjesë e LDK-së që nga vitet e 90-ta, Skender Hyseni. Ministri i Punëve të Brendshme ka marrë  2,068 vota.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …