leoni

Theo Francken: Belgjika e mbeshtet anëtarësimin e Kosovës në Asamblen Parlamentare të NATO-s si anëtare e asociuar

Theo Francken: Belgjika e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Asamblen Parlamentare të NATO-s si anëtare e asociuar

Kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, Theo Francken, ka thënë se Belgjika është pro anëtarësimit të Kosovës në Asamblen Parlamentare të NATO-s, si anëtare e asociuar. Ai bashkë me një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës, u takua sot me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblen Parlamentare të NATO-s. “Kosova mund dhe duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ky do të ishte një hap i mirë i integrimit. Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka të rëndëishme ta diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, kjo mbetet prioritet për ne”, tha Francken në konferencën për media pas takimit. Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është pjesë e kësaj Asambleje Parlamentare si “delegacion vëzhgues”, njëjtë si Australia, Egjipti, Japonia, Koreja e Jugut, Kazakistani, Palestina dhe Tunizia. Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë delegacione anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …