leoni

Theodora Bakoyanni: Asnjë vendi kandidat nuk iu kanë kërkuar më shumë reforma sesa Kosovës para diskutimit për anëtarësim në KiE

Deputetja greke, Theodora Bakoyannis, ka theksuar se asnjë kandidati nuk iu kanë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.  Ajo thotë se për të ardhur tek opinioni pozitiv,   janë dashur 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, ekip të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritarë, ambasadorë, bashkiakë serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, organizata joqeveritare e organizata ndërkombëtare”. “Po ashtu raporti ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vjetësh të rivendosin pronën e manastirit më të rëndësishëm serb në rajon, që të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë marrëveshjesh për të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha, ta vendosin komunitetin serb nën mbrojtje ndërkombëtare”, ka thënë  Bakoyannis në një tekst autorial për “European Western Balkans”. Ajo ka shkruar për lidhjet e saj speciale me popullin serb. Duke mbrojtur raportin e vet me Serbinë, Bakoyannis ka thënë se raporti i saj pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës i është kushtuar vetëm të drejtave të njeriut dhe nevojës për t’i sjellë dy milionë evropian nën ombrellën demokratike të Këshillit të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …