Eurodeputeti i Holandës në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten, i ka kërkuar Komisionit Evropian ta sqarojë politikën obstruksioniste të Serbisë. Ai shpjegon se kryetari i Serbisë, është duke e shfrytëzuar BE-në si një bankomat, nga i cili merr para dhe në fund refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve, për të cilat bëhet sikur i ka pranuar. Sot i kërkova Komisionit Evropianin, për të shpjeguar politikën e saj të pakuptueshme ndaj Serbisë. Vuçiq përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës. Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, shkruan eurodeputeti, Reuten duke u thirrur në faktin se Vuçiq pas marrëveshjes kishte deklaruar se nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe pse pas takimit të 27 shkurtit, në Bruksel ishte pajtuar për planin franko-gjerman.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …