Thirret mbledhja e Këshillit Komunal për Sigurinë në Bashkësi(KKSB) e katërta për këtë vit kalendarik

Ftohen anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) që të marrin pjesë në mbledhjen e katërt, e cila do të mbahet me datë: 19 qershor 2024 (e mërkurë), me fillim në orën 15:00, në sallën e kuvendit komunal – Rahovec. Për këtë mbledhje propozohet ky  rend dite, 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit,- Siguria në trafik;- Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe të dasmave; 3. Çështja e ujit të pijshëm në komunën e Rahovecit; 4. Diskutim për aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Arsim për maturantët; 5. Mbrojtja e lumenjve që rrjedhin në territorin e komunës së Rahovecit, deponitë dhe mbeturinat; 6. Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore; 7. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …