Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e tetë e cila do të mbahet me datë 30 gusht 2023 (e mërkurë), me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë seancë, propozohet ky REND DITE me 11 pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të jashtëzakonshme, të datës 12.07.2023 dhe 17.07.2023;
-
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-02302-0, zona kadastrale Rahovec, me pronën institucioneve qendrore P- 02240-1, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-05537-1, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P-05539-0, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona Kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P- 00050-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona Kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P-01987-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronave publike P-01313-1, P01313-2, P01313-4, P-01313-5, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P- 01313-3, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01015-1, zona kadastrale Xërxë, me pronën private P-01015-12, zona kadastrale Xerxe, për interes publik;
-
Shqyrtimi i Planit të veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së, për vitin 2022;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Përfshirjen e Komunitetit Rom dhe Ashkali 2023-2025.