Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi në facebook fton anëtarët e Kuvendit Komunal, që të marrin pjesë në mbledhjen e II-të, e cila do të mbahet më datë 28 shkurt 2025 (e premte), me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Për këtë seancë, propozohet rendi i ditës me 7 pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e asmableistëve
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënien në mbrojtje të “Kanionit të Drinit të Bardhë te Ura e Fshejtë” në kategorinë: Monument i Natyrës në Komunën e Rahovecit
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa Komunale, 01 Nr. 80/20 e datës 29.6.2020, e ndryshuar dhe e plotësuar me Rregulloren 01 Nr. 169/21, të datës 26.2.2021 dhe Rregulloren 01 Nr. 22/23 të datës 28.2.2023
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin e vendimit 01-Nr. 280/24 të datës 26.12.2024
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me Nr. Prot.01 Nr. 181/24 i datës 30.01.2024,për caktimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Rahovecit
7. Shqyrtimi i informatës së Drejtorisë Komunale të Arsimit për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2024/2025.