Thirret mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Më 28 mars 2024 ( e enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e treta për këtë vit kalendarik.

Për këtë seancë, propozohen 12 pika të rendit të ditës

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2022 dhe 2023, në vitin 2024;

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e Parcelës -02658-0 ZK-Rahovec dhe formimi i parcelës së re në emër të Komunës së Rahovecit;

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër nga 1-15 vjet për organizatat e shoqërisë civile, Parcela -00301-3 ZK-Bërnjak

– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, Parcela -00301-3 ZK-Bërnjak;

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e mbulimit të shpenzimeve të varrimit për vitin 2024

– Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit në Rahovec

– Shqyrtimin i Raportit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm

– Shqyrtimi i informatës për menaxhimin e Aseteve Komunale

– Shqyrtimi i informatës mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre

– Shqyrtimi i informatës rreth Programit për Banim për vitin 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …