Wolfgang Petrittch

Thirrja për bashkimin e serbëve në një shtet ka ngjallur reagime në rajon dhe në bashkësinë ndërkombëtare

Lidhur me deklaratën e miratuar më 8 qershor në Beograd, që bëri thirrje për unitet të serbëve dhe për mbrojtje të interesave të tyre, kanë reaguar Shtetet e Bashkuara. Nga ana e tyre u cilësua si organizim shqetësues. Ambasada amerikane në Sarajevë e quajti Deklaratën të rrezikshme dhe me plot gabime, duke theksuar se Republika Serbe e B0snje-Hercegovinës  nuk është shtet. Ajo  mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjës. Diplomati, austriak, Wolfgang Petriç  paralajmëroi se serbët duhet të jenë të bashkuar vetëm nën ombrellën e Bashkimit Evropian dhe të mos ndërmarrin hapa të njëanshëm që do të rrezikonin stabilitetin rajonal. Ndërkaq në një reagim nga Moska, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shprehu mbështetje për popullin serb, duke thënë se Rusia nuk do të mbyllë sytë ndaj padrejtësive kundrejt serbëve. Megjithatë, Petritsch theksoi se nuk ka demonizim të serbëve dhe se Serbia duhet të fokusohet në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …