Thirrje publike nga Komuna e Vitisë

Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural, përmes kësaj thirrje publike, apelon tek qytetarët për mobilizim në parandalimin e zjarreve, me që ditëve të fundit e sidomos në ditët në vijim, vendi ynë do të karakterizohet me temperatura të larta klimatike. Qytetar të nderuar muajt korrik, gusht dhe shtator karakterizohen me nxehtësi dhe vapë të madhe, ku temperaturat klimatike mund të arrijnë deri 38 gradë celsius . Në këtë periudhë kohore, gjatë dhe pas korrje shirjeve, rreziku për krijimin e zjarreve nga amulloret është tepër i madh. Andaj ju njoftojmë të mos shkaktoni zjarre në ambiente të hapura sepse në rend të parë po e rrezikoni vetveten dhe jetën e qytetarëve tjerë; Rrezikohen sipërfaqet e mbjella me të lashta; Tokave bujqësore i humbet kualiteti; Rrezikohen pyjet; Tymi që lirohet nga zjarret në natyrë të hapur ndotë dhe dëmton ambientin (ajrin, ujin, token, vegjetacionin); Rrezikohen objekte vitale (shtëpitë, trafot elektrike, objekte industriale, etj.); Rrezikoni komunikacionin, e gjithashtu po shkaktohen humbje në karburante dhe në makineri për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. Zjarrvëniet e qëllimshme siç janë ndezja e barojave, kullosave, stërnishtave, pyjeve e tjera, janë vepra kundërvajtëse deri te ato penale dhe sanksionohen me ligj. Çdo zjarr të pa kontrolluar që vëreni, njoftoni Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në tel: 112 ose 0280 381 559.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …