Thirrje publike për subvencionim me mjete financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme

Me qëllim të zvogëlimit të deficitit tregtar dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), rritjen e investimeve, të eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për subvencionim me mjete financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NMVM). Bazuar në Udhëzimin Administrativ (MTI) nr. 01/2018 për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese, shpallim thirrje të hapur për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerisë prodhuese/përpunuese. MTI/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet sipas kategorive të tyre, si në vijim:

– Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor), vlera totale e granateve do te jetë 250,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 15,000.00 EURO;

– Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor), vlera totale e granateve do të jetë 150,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 30,000.00 EURO;

– Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor), vlera totale e granateve do te jetë 100,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50 % e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 50,000.00 EURO.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …