Nismës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fuqizimin ekonomik të grave i është bashkuar edhe Kosova. Gjatë nënshkrimit të deklaratës zyrtare të Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave, ministrja e Punëve të Jashtme, Melisa Haradinaj-Stublla tha se edhe Kosova përkrah këtë nismë dhe do të jap kontributin e saj. “Përmes deklaratës nënvizohet fuqishëm rëndësia që ka mënjanimi i barrierave për pjesëmarrje të plotë dhe të lirë të grave në ekonomi si dhe afirmohet roli i Republikës së Kosovës në ndërtimin e konsensusit ndërkombëtar në avansimin e fuqizimit ekonomik të grave”, thuhet në mes tjerash në komunikatën e MPJD-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …