Thjis Reuten: Serbët që jetojnë në Kosovë duhet të kenë dokumente të Shtetit, nuk do të pranohen dokumentet e Serbisë

Thjis Reuten: Serbët që jetojnë në Kosovë duhet të kenë dokumente të Shtetit, nuk do të pranohen dokumentet e Serbisë

Raportuesi i vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Thjis Reuten është pyetur për ata serbë të Kosovës që kanë pasaporta të lëshuara nga Beogradi nëse me to mund të udhëtojnë lirshëm pas vendimit për liberalizimin e vizave. Beogradi siç dihet nuk u lëshon të njëjtën pasaportë serbëve që jetojnë në Kosovë, sikur atyre që jetojnë në Serbi. Për serbët e Kosovës dokumenti i udhëtimit lëshohet nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së dhe me të nuk mund të udhëtohet pa vizë. Reuten ka thënë se kjo s’mund të ndodhë meqë ligji është i qartë që në zonën Schengen mund të udhëtojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës. “Legjislacioni është i qartë – pasaportat që lëshohen nga autoritetet kosovare. Dhe për ata që jetojnë në Serbi, ata tashmë kanë viza. Vendimi është formuluar goxha me kujdes. Qytetarët e Kosovës me dokumente të Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm”, ka thënë Reuten.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …