Ish-sekretari i OSBE-së në Vjenë dhe diplomati zviceran, Thomas Greminger, ka komentuar bllokimin e fondeve nga SHBA për Shqipërinë dhe ndikimin e administratës së re amerikane në Ballkan, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk pritet të jetë një ndër prioritetet e Donald Trump-it në politikën e jashtme. Administrata e re nuk ka treguar ende ndonjë interes të madh për këtë rajon. Kjo mund të jetë një lajm i mirë, pasi nuk do të ketë presion të menjëhershëm mbi palët. Deri tani, nuk kemi dëgjuar shumë nga ekipi i Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi,” tha Greminger për Top Channel. Ai theksoi se emërimet e reja, përfshirë ambasadorët në rajon, do të jenë vendimtare për politikën e ardhshme të SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj mirëpret emërimin e Sorensenit emisar të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Kandidati për kryeministër i koalicionit për Kosovën Fituese dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e …