Raportuesi për Ballkanin Perëndimor nga radhët e partisë FDP-së, në Bundestagun gjerman, Tomas Haker, ka folur për sfidat në konfliktin Kosovë-Serbi. Ai ka kërkuar nga Serbia t’i lirojë tre policët kosovarë menjëherë dhe pa kushte, ndërsa ka shtuar se sulmuesit kundër trupave të KFOR-it duhet të ndiqen penalisht. Serbia duhet t’i lirojë tre policët kosovarë menjëherë dhe pa kushte. Besoj se vetëm atëherë do të mund të kthehemi në një fazë dialogu. Duhet të vazhdojmë rrugën e vetme të duhur atë të bisedimeve, të cilën Komisioni Evropian e ka treguar me propozimet e kompromisit. Tomas Hacker ka theksuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është çdo gjë tjetër, por jo paqebërës në rajon. Ai prej vitesh e ka futur sistemin mediatik nën kontroll. Prej vitesh është lëkundur mes anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Rusisë. Shumë qytetarë të Serbisë e shohin qartë të ardhmen e vendit të tyre në BE. Qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq nuk mund ta injorojnë këtë fakt, ka deklaruar mes tjerash deputeti gjerman, Tomas Haker.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …