Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker, ka vlerësuar se deri atëherë nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim.Jemi në periudhë tranzitore të Komisionit Evropian, pra komisioni tjetër është në orët e fundit, do të kemi një komisionar me politikë zgjerimi, një grua nga Sllovenia që ka njohuri për rajonin dhe po ashtu Miroslav Lajçak nuk do të jetë në krye të dialogut Prishtinë-Beograd. Kështu do të kemi mundësi për një rifillim”, ka thënë ai për “Top Channel”. Ai ka thënë se ky rifillim i dialogut do të bëhet vetëm mbas zgjedhjeve të qeverisë së re në Kosovë. Në Kosovë do të ketë zgjedhje dhe deri atëherë nuk mund të bëhet shumë, por pas zgjedhjeve dhe me komisionin e ri duhet të riforcohet procesi, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura të përmbushen dhe impementohen nga të dyja palët”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …