Thomas Schiebtha: Kosova dhe Ukraina nuk mund të krahasohen

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schiebtha i ka deklaruar gazetës serbe “Politika” se Kosova dhe Ukraina nuk mund të krahasohen. Ai ka shtuar më tutje se gjëja më e rëndësishme për Serbinë tani është që të mbrojë vlerat e përbashkëta perëndimore. Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schiebtha ka shtuar se Gjermani po i kushton rëndësi të madhe integrimit të shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. “E ardhmja e Serbisë dhe e rajonit është në BE dhe BE-ja është një komunitet me vlera të njëjta. Prandaj presim që Serbia, si vend kandidat për anëtarësim, të qëndrojë së bashku me ne në mbrojtje të këtyre vlerave” është cituar të ketë deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schiebtha. Duke folur për luftën në Ukrainë, ai ka thënë se Gjermania po bën gjithçka që është e mundur që Rusia ta kuptojë se nuk mund ta fitojë këtë luftë. Solidariteti ndërkombëtar me Ukrainën është i madh dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të rritet edhe më shumë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …