Thomas Waitz: Lajçak paraqet të gjitha kërkesat që ka ndaj Kosovës, kurse ndaj Serbisë nuk paraqet asnjë pikë të vetme

Thomas Waitz: Lajçak paraqet të gjitha kërkesat që ka ndaj Kosovës, kurse ndaj Serbisë nuk paraqet asnjë pikë të vetme

Euro-deputeti i Austrisë, Thomas Waitz ka kritikuar emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak në Komitetin e Parlamentit European mbi Politikën e Jashtme. Ai ngriti pikëpyetje për qëndrimin mbrojtës të Lajçakut ndaj Serbisë kundër Kosovës dhe dëmin që ai i ka bërë besueshmërisë së dialogut ndërmjet dy vendeve. Thelbi i gjithë diskutimit të eurodeputetit ishte që Lajçak duhet të japë dorëheqjen, teksa kritikoi raportin e paraqitur nga Lajçak lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Ai e pyeti Lajçakun  si e konsideron ai  një marrëveshje që nuk u firmos me sukses nga të dyja palët?! Ku realisht shihni ju sukses në punën tuaj në katër vitet e fundit? Dhe gjithashtu në prezantimin tuaj ju nënvizuat se politika e ndjekur nga kryeministri i Kosovës për zgjedhjet e kryetarëve të komunave ishte provokim dhe një gabim i madh politik. Zhgënjimi i madh ishte se pikërisht kjo ishte e papritur, sepse pala kosovare është në anën e mirë të historisë ndërsa i gjithë agresioni që ishte nga Serbia është lënë jashtë. Kjo është duke e minuar kredibilitetin tonë në rajon. Dhe unë s’e kuptoj, ju gjithashtu shtroni të gjitha kërkesat që keni ndaj Kosovës, që duhet të bëjë, kurse ndaj Serbisë nuk thoni një pikë të vetme çfarë duhet të lëshojë,  tha Euro-deputeti i Austrisë, Thomas Waitz.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …